Rama takim kokë më kokë me Metën.Ç’po ndodh?

 

Prapë po takohen dy Burrat e mazhorancës. Por çfarë po gatuajnë? Kryeministri Rama është takuar sërish sot me kryeparlamentarin Meta. Një ditë pasi Meta tha se do të ketë impulse të tjera në qeveri, pas dorëheqjes së Nasip Naços, Rama i është drejtuar zyrës së tij në Kryesinë e Kuvendit. Rama dhe eksponentë të PS, edhe pas dorëheqjes së Naços, janë përpjekur të theksojnë se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. LSI nuk ka vonuar dhe një ditë më parë, me anë të Spartak Brahos, paralajmëroi ndryshime në cabinet. “Burri luan, guri s’luan”, u shpreh Braho, duke paralajmëruar se kryeministri Rama mund të ndryshojë qëndrim ndaj idesë për ta mbajtur të pandryshuar kabinetin e tij. Edhe Meta u shpreh se dorëheqja e Naços u hap rrugë "impulsve të reja".

Mësohet se do të ketë ndryshime të tjera në Qeveri. Por pyetja është:Kur, tani në prag të Vitit të Ri apo në janar?

SHKARKO APP