Rama takim me ambasadorët e BE-së në Kryeministri

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka pritur paraditen e sotme ambasadorët e vendeve të BE-së në Kryeministri.

Delegacioni i diplomatëve të huaj kryesohet nga ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndërsa të pranishëm janë të gjithë kryediplomatët e vendeve anëtare të akredituar në Tiranë.

Tema e këtij takimi ende nuk bëhet e ditur, por ky takim zhvillohet një javë pas publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pranishme në takim ishte edhe ministrja Elisa Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama ka bërë të ditur që deri në fund të këtij viti hapet dhe grup kapitulli i fundit i negociatave me BE-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?