Rama takim me maturantët më të mirë të Shqipërisë:Dua 10-të , por nuk po e marr!

 

 

Siç e ka bërë traditë në fundviti kryeministri takon gjimnazistët me të mirë për t'i falenderuar dhe inkurajuar.Pritja ishte në Pallatin e Brigadave, në një atmosferë të këndshme fundviti. Kryeministri tha ndër të tjera:"Ju jeni një shembull i madh dhe shumë i respektuar, sepse ju provoni me 10-tat tuaja, se jo vetëm është e mundur, por se është rruga më e sigurt drejt dritës dhe, në vend që të mallkosh errësirën, të ndezësh dritën e vogël për të ndriçuar rrugën drejt dritës së madhe për vetë ju. Edukimi është pasaporta e lirisë për gjithsecilin prej jush, sa më të ditur, aq më të lirë do të jeni për të bërë zgjedhje të forta dhe për të përballuar sfida të mëdha". Ndërsa  më pas vazhdoi se "Do të doja shumë që t’i merrja të gjitha 10-ta për çdo gjë që bëj, por nuk i marr. Besoj që ju jeni shembull për të gjithë ne që merremi me punët e shtetit. Jeni shembull edhe për të gjithë ata që ankohen, që e kanë shumë më të lehtë t’i shpenzojnë edhe ato pak para që kanë për Facebook, ku derdhin gjithë dëshpërimin e tyre".

Dhe për të treguar se nuk është i shkëlqyer, kryeministri tregoi një lapus me shpërblimet që sipas tij për pak e çoi në urgjencë ministrin e Financave. Pas këtij episodi Rama sqaroi se " Kemi transformuar Fondin e Ekselencës dhe kemi hyrë në një fazë të re ku gjimnazet rankohen në bazë të rezultateve. Ata që ankohen nuk munguan të më ankohen, – kuptohet me fjalë jo shumë të zgjedhura, të drejtpërdrejta, – për faktin pse qeveria shpërbleu nxënësit më të mirë dhe jo të gjithë nxënësit, pse qeveria shpërbleu mësuesit më të mirë dhe jo të gjithë mësuesit."

Mes nxënësve të dalluar, kreu i qeverisë tha se kishte gjetur edhe zëvendësuesen e ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

 

SHKARKO APP