Rama: Takimi i sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe

Kryeministri Edi Rama, ka uruar MIRËMËNGJES dhe një të diel të paqtë me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur me diasporën shqiptare sot, më 24 nëntor, në Londër. Ky aktivitet është pjesë e arritjes së forcimit të lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit dhe për t’i përfshirë ato në planet e zhvillimit të vendit, duke i bërë ata pjesë e  vizionit të Shqipërisë 2030, si vlerësim që Rama i ka kushtuar votës së diasporës në zfidën e radhës elektorale.

Në Londër, pritet të diskutohet për çështje të ndryshme, duke përfshirë rolin e diasporës në proceset politike, mundësitë për investime, dhe planet për zhvillimin e turizmit e ekonomisë shqiptare. Ky tur  shihet si një mundësi për t’u afruar me emigrantët përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe për të përftuar prej këtij votbesimi të drejtën për qeverisur Shqipërinë në një mandat të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turin e bashkëbisedimit me diasporën, kryeministri Rama e ka nisur në 12 maj 2024 nga Athina, për të vijuar më pas në 26 maj në Milano, Itali, dy shtetet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 26 tetor, Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu takimin në Nju-Jork me shqiptarët e Amerikës, të cilëve u kërkoi votën në zgjedhjet e ardhshme për të vijuar punën drejt misionit për ta bërë Shqipërinë vend anëtar në BE.

Takimi i kryeministrit Rama në Londër vjen pas atij të Selanikut në 3 Nëntor.

Në anën tjetër, edhe opozita, përfaqësuar nga Sali Berisha, ka ndërmarrë takime online me diasporën për të ndarë vizionin e saj dhe për të kritikuar qeverinë aktuale.

Ndërkohë që takimi i Ramës pritet të fillojë, përkrahës të Partisë Demokratike janë mbledhur në një protestë në territorin pranë vendit ku Kryeministri do të bashkëbisedojë me komunitetin shqiptarë të Mbretërisë së Bashkuar.

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?