Rama takohet me Princin e Kurorës në Athinë, investime në Shqipëri nga Arabia deri në 300 milionë dollarë
Kryeministri Edi Rama është takuar me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, këtë të mërkurë. Takimi ishte në Athinë, Greqi.
Në një postim në Twitter të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë, thuhet se palët kanë diskutuan mbi marrëdhëniet miqësore dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Arabia Saudite thotë se po eksploron mundësinë e investimeve në Shqipëri që kapin vlerën 200-300 milionë dollarë. Në takim u diskutuan edhe mënyra për të konsoliduar partneritetin ekonomik mes dy shteteve dhe fuqizimin e bashkëpunimit në fushën politike, rritjen e investimeve dypalëshe dhe koordinimin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.
“Kryeministri shqiptar shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur vendin e tij me 50 milionë dollarë dhe për faktin se Fondi i Investimeve Publike synon të eksplorojë mundësitë e investimit në Shqipëri me vlerë 200-300 milionë dollarë”, thuhet në njoftim.
HRH Crown Prince Mohammed bin Salman and Prime Minister of #Albania H.E. @ediramaal reviewed friendly relations and aspects of bilateral cooperation in various fields. 🇸🇦🇦🇱 pic.twitter.com/BvqL8SezBx
— Foreign Ministry 🇸🇦 (@KSAmofaEN) July 28, 2022