Kryeministri Rama takon fermerët e Lushnjës, i fton brenda në Kuvend

Fermerët e Lushnjës kanë dalë ditën e sotme para Kuvendit, për të protestuar kundër paketës fiskale, e cila pritet që të miratohet në seancën e sotme bashkë me buxhetin e vitit 2022.

Kryeministri Edi Rama është hasur me protestën e fermerëve para Kuvendit dhe i ka ftuar brenda. Kreu i qeverisë ka vendosur që të marrë një pjesë tyre dhe të zhvillojë një takim me ta.

“Hajde. Kush do vijë me mua të flasë brenda, se këtu në rrugë nuk flitet. Hajde, kush do vijë tjetër? Hajde! Edhe ai që ngriti dy gishtat. S’ka problem të gjithë bashkë se kjo nuk është punë demokratësh”,- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?