Rama takon Ruçin para mbledhjes së grupit
Aktualitet E Enjte, 9 Shtator 2021 11:05
Kryeministri Edi Rama, është parë në Kryesinë e Kuvendit, aty ku do të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Takimi mes tyre zhvillohet pak orë para mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste. Nuk dimë nëse kryeministri do marrë ndonjë vendim për deputetin e Fushë-Krujës Rrahman Rraja, djali i të cilit u arrestua një ditë më parë për dhunën dhe kanosjen e 25-vjeçares Xhisiela Maloku.
KOHA JONË SONDAZH

