Rama takon shefin e “Turkish Airlines”, diskutohet projekti i linjës ajrore “Air Albania”
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me shefin ekzekutiv të “Turkish Ailines”, Ilker Ayci. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë thotë se gjatë takimit është diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës ajrore “Air ALBANIA”.
“Stamboll – Në zyrën e Shefit Ekzekutiv të TurkishAirlines, Ilker Ayci, për të diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore Air ALBANIA, e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij?
Së shpejti??✈️”, shkruan kryeministri Rama.
KOHA JONË SONDAZH

