Rama takon të rinjtë në Peshkopi: Vota është e rëndësishme për të vazhduar punët
Edi Rama i kërkoi sot të rinjve në Peshkopi të votojnë në 14 Maj, pasi vota është shumë e rëndësishme. Gjatë takimit me të rinj në Peshkopi, të cilët janë votues për herë të parë, Rama tha se vota në 14 Maj është shumë e rëndësishme për të mos ngecur kot përsëri, por për të vazhduar punët.
“37 mijë turistë janë vetëm një dallëndyshe e parë që lajmëron pranverën, në një vend ku nuk mund të imagjinohej të vihej për turizëm. 300 mijë turistë do t’i bëjmë në 3-4 vite.
Kjo është diçka që nuk e them se kam parë në ëndërr me sy mbyllur, por sepse e kam parë këtë gjë të ndodhi në vende të tjera, jo jashtë shtetit, por në Shqipëri, e kam parë të ndodhë në Korçë, Vlorë, deri edhe në Belsh, që është një qytezë e vogël ku shkojnë në fundjavë 3 mijë veta për një vakt”, nënvizoi Rama.