Rama tallet me Palokën e Ristanin: E keni marrë garuzhden sot?

Kryeministri Rama ka thumbuar sërish sot gjatë fjalimit të tij në Kuvend, deputetët e PD-­së Edi Paloka dhe Arben Ristani, që ndërhynin kur ai po fliste.

“S’keni faj ju. Do hani përshesh edhe sot. Se për këtë paguheni. A e keni marrë garuzhden? Se jeni dy dhe duhet të ngopeni”, ka thënë Rama.

Por ai ka ironizuar edhe ish­-deputetin socialist Asllan Dogjani, tashmë me PD-­në, që gjithashtu ka ndërhyrë gjatë fjalimit të tij.

“Ti duhet të nisesh në Gjermani, je subjekt i ligjit gjerman Llane. Edhe për emrin që ke, e merr padyshim. Të bëhesh gjerman nga shqiptar është shumë më e lehtë, se sa të bëhesh anëtar i PD-së nga PS-ja. Kush e bën atë kapërcim nuk e ndalon asgjë, ndaj në këtë pjesë unë të inkurajoj”, ka thënë Rama.

Teksa Dogjani i është përgjigjur se është krenar për emrin e tij dhe se Gjermania nuk u jep azil vendeve myslimane si Shqipëria. 

SHKARKO APP