Pasi e largoi nga numri dy, flet Rama: Taulant Balla ka ngarkesë të madhe!

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ”Opinion” është pyetur për Taulant Ballën, të cilin e e hoqi nga sekretar i përgjithshëm të PS. Pasi e spostoi me marifet rilindas, Rama tha se “kishte shumë ngarkesë Balla”.

“Në zgjedhje fiton skuadra dhe individët kanë rolin e tyre. Taulanti ka një detyrë ku ka ngarkesë të madhe ashtu sic duhet bërë gjatë këtij mandati.

Ndarja e dy detyrave ka të bëjë më objektivin e ri për partinë, për transformimin e partive politike. PS është ku e ku me të tjerat dhe në disa aspekte është barazim. Na duhet një sekretariat partie që të jetë non-stop”- tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Taulant Balla nuk ka folur për këtë spostim nga numri dy në PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?