Rama: Të çelim dyert e shkollave për njohjen e fesë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga Komuniteti Mysliman për ditëlindjen e Profetit Muhamed “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të – Krenaria e Njerëzimit”.

Kryeministri deklaroi në fjalën e tij se “në kohët moderne ku mbizotërojnë lehtësisht informacione të të gjtiha llojeve, medimit të lirë dhe të çiltër i merret fryma dhe i nëpërkëmbet emri në një lloj aleance terrori.

Rama tha gjithashtu se “këto praktika joshëse po çojnë rininë drejt një rruge të panjohur”.

“Kulti islam ka promovuar këtu dijen dhe kulturën. Jemi përballë një pakti terrori, përballë kultivimit të injorancës”, shtoi ai.

Për të theksuar më tej se duhet të çelim dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare. Por të mos ua hapim atyre që nëpërmjet islamit kryejnë krime.

“Unë e përshendes dhe si kryeministër jam krenar për komunitetin mysliman shqiptar. Një komunitet që në çdo moment ka luajtur një rol paqtues për kombin tonë dhe një komunitet që sot e mbështet plotësisht projektin tonë të ri për ta kthyer shkollën publike në një hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat, por edhe për fenë”, tha Rama.

Sipas tij, kjo nuk cënon laicitetin, por forcimin e themeleve të kulturës laike që për momentin kërcënohet nga ekstremizmi i dhunshëm.

“Ky projekt konsiston jo në cënimin e laicitetit të shkollës sonë, por në forcimin e themeleve të kulturës laike e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit te dhunshëm apo ekstremizmit me kostum e kravatë nëse nuk arrin dot të pajisë fëmijët e të gjitha besimeve me instrumentin njohës për faktin fetar si gjenerues dhe me vëmendjen e mprehur për të mos rënë pre ndaj tundimeve të mëdha që joshin dhe që kthejnë në xhihadizëm vajza e djem pikërisht se mungojnë këto instrumenta”, nënvizoi Rama.

Kryeministri bëri me dije edhe faktin se puna do të fillojë me një numër të caktuara shkollash në zona rurale e urbane, në bashkëpunim me ekspertë nga më të  mirë perëndimorë.

“Do fillojmë me një numër shkollash në zona rurale e urbane, dhe do bashkëpunojmë me shkolla të mirënjohura europiane, kemi thirrur ekspertë të Perëndimit dhe do bashkëpunojmë falë teksteve duke nisur nga observatori i laicitetit në Paris dhe deri tek komunitetet fetare tona në Shqipëri. Mësuesit do trajnohen që nga mënyra e të folurit etj”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera, sipas tij, dallimet fetare në Shqipëri janë një pasuri dhe jo problem.

“Por nuk duhet të harrojmë, -tha ai, -se çdo popull e bën vetë fatin e vetëm dhe ajo cfarë na kanë lënë të parët, që ajo që na kanë lënë të parët ne duhet ta promovojmë tek brezat e ardhshëm dhe ata ta transmetojmë e ta ruajnë si sytë e ballit”.

“Të luftosh ekstremizmin e dhunshëm nuk mjafton të çosh ushtarë në front se nuk është beteje që fitohet përmes armëve por luftë që fitohet përmes mendjes e zemrave të të rinjve në mbarë vendit”, theksoi Rama.

 

SHKARKO APP