Rama: Të hidhen përpjetë, qeveria nuk zbrapset përsa kohë unë do jem unë në krye

Kryeministri Edi Rama thotë se fëmijët po përdoren për mish për top në protestat e ditëve të fundit. Rama përmendi rastin e djegies së selisë PS-së në Shkodër nga një grup adoleshentësh.

“Ata fëmijë janë abuzuar, janë përdorur si mish për top.  Cfarë mund të them unë, që ata minorenë që vandalizuan selinë e PS-së në Shkodër, janë fajtorë.

Ata as janë fajtorë dhe as të vetëdijshëm për atë që bëjnë. Ata janë fëmijë nga familje që kanë problematika por ata që janë pas tyre janë kriminelë dhe ata që terrorizojmë nëpër debate e komente këtë konvulsion të stimuluar me fëmijët bëjnë një akt kriminal moralisht kriminal.

Si mundet, çfarë i thonë të rinjve, popullit shqiptar. Dilni e bëni kështu se kjo është rruga për të përmbysur regjimin. Cilin regjim? Qeveria mund të ketë njëmijë arsye për të kontestuar, por kjo bëhet me protestë paqësore dhe me votë. Qeveria mund të ketë shumë të meta, por nuk është shurdhe dhe e pavëmendshme ndaj protetës.

Rama përmendi protestën e Kukësit ndërsa shtoi se nuk zbrapset nga “falanga të nxitur për të djegur”

“Disa mendojnë që në Kukës, ne na zbrapsën ata që ishin pjesë e një falange të nxitur për të djegur. Nuk është fare e vërtetë. Jo njëherë dhe jo një grup njerëzish.

“Shumë më tepër se aq të ngrihen e të hidhen përpjetë nëse nuk kanë të drejtë dhe nuk kanë argument nuk ndodh ta zbrapsin qeverinë përsa kohë unë do jem në krye të saj. Por ne reflektuam sepse të gjithë banorët e Kukësit kishin të drejtë.

SHKARKO APP