Rama të mërkurën niset drejt Gjermanisë, fokusi i Samitit do jetë kriza energjetike
Kryeministri Edi Rama do të niset nesër (2 nëntor) drejt Gjermanisë, pasi ditën e enjte me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Shcolz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.
Sipas agjendës, ky samiti do të ndahet në dy pjesë, ndërsa fokusin kryesor pritet të marrë edhe situata aktuale energjitike, për të krijuar mundësinë e një bashkpunimi më të gjerë, por gjithashtu në diskutim do të jenë edhe disa marrëveshje, ndër to ajo që parashikon lëvizjen e lirë nëpërmjet kartës së identitetit, si dhe njohjen e diplomave.
Përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor, pritet që të jenë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.