Rama tha se është me Covid-19, bashkëshortja e Robert Budinës e mohon: Të na testojnë

Kryeministri Rama njoftoi sot përmes një postimi në Twitter se vëllezërit Edmond dhe Robert Budina ishin me koronavirus.

Ndërkohë, në një reagim për abcnews.al, bashkëshortja e Robertit e cilësoi deklaratën e kryeministrit të pavërtetë duke kërkuar ndërkohë që ISHP të shkojë t’i bëjë testin asaj dhe fëmijëve nëse mendon se i shoqi është pozitiv me koronavirus.

“Pas publikimit të lajmit nga kryeministri se Robert Budina është me COVIOD 19 , ISHP duhet të vinte urgjentisht në shtëpinë tonë që t’na bënte testin mua dhe fëmijëve urgjent”, ka tha bashkëshortja e Robert Budinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka dalë lajmi që Berti është me COVID, ndërkohë që Berti s’është fare me COVID. Kjo është gënjeshtër, kanë nxjerrë emër dhe mbiemër dhe më kanë stresuar fëmijët”, vijoi ajo. /abcnews.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?