Rama thirrje Bashës: Prano humbjen me dinjitet. Nuk bëre çfarë deshe, por sa munde

Nga sheshi ”Skënderbej”, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kundërshtarit, Lulzim Basha që të pranojë humbjen me dinjitet. ”Përtej shakasë është detyra jonë që me fjalët dhe me sjelljen tonë të mos i bëjmë te ndjehen edhe më keq seç ndjehen nga humbja rivalët demokratë. Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ishin më skuadër sesa herët e tjera. Pranojë humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bërë çfarë deshe por sa munde”,-tha Rama.

SHKARKO APP