Rama thotë se rreth 580 shtëpi po rilindin në Shijak, komenti epik i qytetarit: Muret s’janë të lidhur me njëri-tjetrin, e menderose
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar lajmin për shtëpitë e familjeve të mbetura në qiell të hapura pas tërmetit duke thumbuar ata që hedhin akuza ndaj tij se ndërkohë që “qentë lehin, karvani do shkojë përpara”.
Rama thotë se rreth 580 shtëpi po rilindin në Shijak, ndërsa liston edhe disa nga familjet përfituese.
“Shtëpitë e familjeve të Gjovalin Markut në Maminas, Hanife Shahinit në Shahinaj, Pullumb Allushit në Bilalas dhe Xhevdet Domit në Rrubjekë, si edhe plot 577 shtëpi të tjera në Shijak po rilindin për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit
***qentë dihet, do lehin gjithnjë e më fort, por gjithnjë e më shpejt përpara do të shkojë karvani”, shkruan Rama.
Por ndersa jep lajmin nje koment i vjen nga nje qytetar:
“Muret s’jane te lidhur me njeri-tjetrin , dallohet nga tulla qe godet murin terthore . Edi Rama merr ndonje Inxhinier me vete kur te fotografosh , ose te bej fotot ai . Se e menderose keshtu”, i sugjeron ai kryeministrit.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158248604056523