Rama thumbon Bashën: Ata majtas e djathtas përpiqen, por aq mban
Në dy ditë vetëm për buxhetin e 2022 nuk është folur në Kuvend, por vetëm batuta, ofendime madje edhe konfrontime fizike mes deputetëve panë e dëgjuan shqiptarët. Kryeministri Edi Rama replikoi sërish me Bashën, duke e ironizuar se puna e vetme që bën për të rrëzuar qeverinë është që të zgjasë veshin sa nga njëra anë në tjetrën.
”Ti the po punon fort që të më rrëzosh mua. Minimumi i punës, jo i punës së fort që bën një drejtues që të them lider, i bie të shpërdoroj konceptin, i bie të përgatitet para se të flasë dhe nuk rri si në kafe duke zgjatur veshin nga një anë e nga tjetra.
Si mund të dalë një drejtues i partisë që synon të drejtojë një vend të tërë dhe të thojë “thonë se…”. Po këtë kush ta tha se nuk e ke nga ata që ke majtas e djathtas. Ata përpiqen të shkretët, por ti aq mban. Ato që të thonë nga aty këtu, i harron dhe më pas rrotullon pllakën e gramafonit”.