Rama “thumbon” BE-në me librin “Duke pritur Godonë”: Kjo vepër më vjen ndërmend, kur ndjek deklaratat për integrimin e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Twitter” ka publikuar librin e Samuel Beket, “Duke pritur Godonë”.
Rama, publikon librin, duke u shprehur se shpesh herë i kujtohet kjo vepër, kur ka deklarata nga BE për integrimin europian të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.
“Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?
(Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë apo të vdekur, është sigurisht e rastësishme) E ardhmja e Europës”, shkruan Rama.