Rama thumbon Berishën për vizën amerikane
Kryeministri Edi Rama, nga Çorovoda foli edhe për historinë e përgjimeve, duke shënjestruar prokurorët, që sipas tij ia çuan PD-së me qëllim që të përbaltnin Shqipërinë.
”Çdo shqiptar i arsyeshëm ta mendojë si shqiptar se sa e rëndë është kjo që ata po i bëjnë Shqipërisë. Se sa e tmerrshme është e gjtihë rruga e baltës që ata po i hedhin Shqipërisë në sytë e familjeve të Europës, duke e mbështetur në përgjime që janë arsye për të hetuar deri në fund, e për të çuar para drejtësisë këdo që ka kryer veprime të paligjshme dhe që duhet të ishin kryer me kohë e me vakt, por që siç mund ta keni dëgjuar nga prokurorja e Krimve të Rënda nuk bëhet fjalë për luftë kundër krimit zgjedhor, por për shantazh kundër reformës në drejtësi kësaj qeverie dhe PS. Prokrorë të diskretituar, me shumë hije në vend që të veprojnë kanë dashur t’i mbledhin gjithë ato llumra në një kazan dhe t’i dorezojnë tek PD e që të hapen më pas me qëllim që të ndotin Shqipërinë. Këta nuk i duhen as dreqit, jo më Shqipërisë”,-tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

