Rama tregon 3 porositë: Deputetët e rinj të nisin akademinë politike, drejtuesit gati për zgjedhjet lokale

Kryesocialisti Edi Rama u ndal në tre porosi që ai i ka quajtur me rëndësi për realizimin e objektivave në mandatin e katërt. Shefi i qeverisë deputetëve rishtar në Kuvend u kërkoi t’u rikthehen “studimeve” në Akademinë Politike të PS, ndërsa veteranëve që drejtuan socialistët në qarqe gjatë fushatës së 11 Majit u bëri thirrje të përgatiten për zgjedhjet lokale.

”Akademi Politike duhet të hapë një sesion të posaçëm për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend. E dyta, duhet të organizojmë disa mbledhje të mëdha pune një apo dyditore me grupet kyçe të interesit dhe të flasim për sfidat e mandatit të 4.

Lista është hapur për propozime. Thelbi është që është një kohë e artë dhe është një nevojë jetike. Ta bëjmë shteruese dhe jam i bindur se do mësojmë shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së treti, udhëheqësit politikë të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky mandat që sapo kemi marrë nuk është piedestal për t’i parë të tjerët nga lart poshtë. Edhe nuk e ekzagjeroj, projektohem 4 vite më pas, që ne të mos e kemi shpërblyer me fakte dhe rezultate këtë besim që morëm nga shqiptarët. Nuk do kishte pozitë më të vështirë për ne”,-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?