Rama tregon datat kur shpërndahet pagesa për përfituesit e paketës së parë: Disa biznese hapen në maj

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se të gjithë përfituesit nga paketa e parë e ndihmës ekonomike, do të paguhen deri në fillim të javës tjetër.

“Do ketë përfunduar shpërndarja e ndihmës për paketën e parë”, tha Rama në Opinion.

Ndërkohë për tre kategoritë përfituese të paketës së dytë financiare, Rama tha se “gjatë majit pjesa më e madhe e tyre do mund të kthehen në aktivitet”.

“S’mund të them të njëjtën gjë për ata që janë pjesë të paketës së parë që janë lokale e restorante, që janë pjesa e fundit”.

SHKARKO APP