Rama tregon ”kanalin e emergjencës”

Përmes një postimi në facebook, kreu i qeverisë Edi Rama bëri me dije se nga sot qytetarët shqiptarë do të ketë në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtpërdrejtë me të apo ministrat, duke u treguar problemet e tyre gjatë kësaj periudhe. ”Kjo kohë me një vargmal vështirësish e hallesh nga më të ndryshmet, ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm mes individit dhe shtetit, për të adresuar së bashku lloj-lloj problemesh që lindin në jetën e përditshme të njerëzve. Nga sot, ju keni në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtëpërdrejtë me mua dhe çdo ministër, duke përdorur ajfonin apo kompjuterin tuaj, duke e adresuar hallin tek www.shqiperiaqeduam.al”.

SHKARKO APP