Rama: Vaksinën AstraZeneca do e ndalojmë nëse na e kërkon Agjencia Europiane e Barnave

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Durrës se vaksina AstraZeneka, e cila është ndaluar në një pjesë të vendeve të BE për shkak të komplikacioneve, në Shqipëri do të ndalohet nëse sugjerohet nga Agjencia Europiane e Barnave.

Nga Durrësi, ku ndoqi nga afër vaksinimin e mësuesve në shkollën ‘’Jan Kukuzeli’’, Rama tha disa mësues kanë hezituar të bëjnë vaksinën.  “Është luftë e madhe tregtare. Serbia Hungariua, Belgjika, Kanadaja, Australia nuk e kanë ndaluar. Belgjika ka thënë se nuk do e ndalojnë pa provë shëndetësore. Presin EMA-n (Agjencia Europiane e Barnave). Nëse thonë ndaloje, do e ndalojmë. Po flisja me Londrën dhe atje janë bërë miliona vaksina dhe nuk ka fare shqetësime të kësaj natyre. Vaksinimi ka vijuar. Nuk ka asnjë shqetësim të veçantë. Kemi seri të tjera jo nga ajo e dyshuar.

Tek disa mësues ka pasur edhe hezitime për marrjen e dozës së vaksinës së AstraZeneca për shkak se shumë vende në Evropë kanë pezulluar përkohësisht vaksinimin, pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut tek pacientët“, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://arkiva.kohajone.com/zeri-i-amerikes-mesuesit-refuzojne-vaksinen-astrazeneca-dhe-kane-fike-te-flasin/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?