Rama tregon për takimin me Mitsotakis gjatë samitit: E informova që…

Kryeministri Edi Rama tregon se gjatë samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë ka komunikuar me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ai u shpreh se kanë diskutuar së bashku në një takim bilateral mbi raportet mes dy vendeve. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu, Rama tha se në takim Mitsotakis ka hapur edhe çështjen e Fredi Belerit, por se ai i ka dhënë të njëjtën përgjigje që e ka dhënë publikisht.

Sa i përket deklaratave të Mitsotakis se kjo çështje do t’i kushtojë Shqipërisë në procesin e integrimit, Rama u përgjigj se në takime bilaterale nuk bëhen deklarata, por flitet në mënyrë shumë informale.

Edi Rama: Nuk dua të bëj komente që i kam bërë, historia dihet. Folëm në Samit, patëm një bisedë shumë, shumë të hapur si gjithmonë. Folëm dhe më vete, patëm takim bilatarel. Folëm, diskutuam. Shkëmbyem pikëpamjet. E informova që së shpejti do të inaugurohet busti i babait të tij që është i pari kryeministër i Greqisë që ka vizituar minoritetit.

Blendi Fevziu: A ju hapi çështjen e Belerit?

Edi Rama: Patjetër.

Blendi Fevziu: Cila ishte përgjigja juaj?

Edi Rama: E njëjta përgjigje që kam dhënë në publik dhe që nuk kam asnjë përgjigje tjetër.

Blendi Fevziu: A ju përmendi Mitsotakis që kjo do t’i kushtojë Shqipërisë rrugën e integrimit europian?

Edi Rama: Nuk flitet kështu në takime bilaterale, se takimet bilaterale nuk janë takime për të bërë deklarata. Në takime bilaterale flitet në mënyrë shumë informale.

SHKARKO APP