Rama tregon se sa është fondi i emergjencës
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga salla e Kuvendit se sa është fondi fillesar që do të akordohet nga buxheti i shtetit për të përballuar situatën pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Kreu i qeverisë tha se buxheti angazhon një fond prej afro 20 miliardë lekësh, 13 prej të cilave janë të ardhura nga buxheti dhe 7 nga donacionet e ndryshme, duke nënvizuar faktin se ky është një alokim fillestar.
”Për të ardhur tek thelbi që na ka mbledhur këtu dhe për mos t’ju harxhuar njerëzve kohë me brroçkulla. Dëshiroj që të them disa gjëra, buxheti angazhon një fond afro 20 miliardë lekë, prej të cilave 13 miliardë janë lekë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 miliardë nga donacionet e ndryshme. Kjo pako e parë është alookim fillestar. Kam dëgjuar përveç këtyre klithmave për doreza, kapele, çizme, janë jehonë e konstatimeve të përcipta të përcjellja nga ekranet dhe nga portalet dhe nga vitrinat dhe që shteti paska ngelur pa lekë dhe s’paska mundësi të përballojë këtë situatë. Dëgjojeni mirë këtë dhe ta dëgjojnë mirë të gjithë; ne do ta programojmë të gjithë procesin sikur mos të marrin asnjë lekë nga bota. Kështu e kemi programin dhe kështu do ta bëjmë. Kjo që bëjmë me këtë buxhet është fillimi i këtij programi”.
KOHA JONË SONDAZH

