Rama tregon si bota po e lufton armikun

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka vijuar me publikimin e mesazheve sensibilizuese për qytetarët në këtë ditë të vështira të përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Ai shkruan se policia dhe ushtria janë angazhuar sot në sigurimin e radhëve e të distancave në hyrje e brenda pikave të shërbimeve ushqimore dhe farmaceutike. “Ju përgjërohem të gjithëve të mbajnë radhën si njerëz të rrezikuar nga bombat e padukshme që sjellin vdekje, vuajtje, zgjatje të pafundme të kësaj lufte”. Nga ana tjetër ai publikon edhe foto nga vende të ndryshme të botës, ku qytetarët ruajnë distancën teksa presin të futen në markete.

SHKARKO APP