Rama tremb të rinjtë që votojnë për herë të parë, u tregon kohën e piramidave…. e “pulat qorre”

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë diskursin e tij politik e përqëndroi në paralelizmat: Ne dhe ata, Socialistët që siç thotë Rama, synojnë me punë ta çojnë Shqipërinë në maje dhe ata, opozita që sipas PS do e çojnë Shqipërinë në greminë duke sjellë në vëmendje, 1997 kohën e piramidave.

“Rrapushi u thoshte ju nuk keni nevojë të punoni ka ardhur demokracia. Më jepni mua 1 unë të jap dy e erdhi Baba, e shqiptarët nisën ti japin këtyre e disa këtyre lekët, nën udhëheqjen e me bekimin e politikës. Filluan të shesnin të gjitha. U zbulua parasja në tokë. E ajo më jep 1 të jap dy përfundoi dy gishta mu në sy i qorruan shqiptarët, e taman si pula qorre të rrethuara nga flakët nisën të hidhen përpjetë e Shqipëria shkoi në pragun e një lufte civile, humbën 4 mijë jetë dhe Shqipëria u bë lolo nëpër botë se nuk ka mundësi që një Shqipëri të bie pre e një Rrapushi. Sot është Luli. Brenda nesh ka gjithmonë një zë që thotë: Boll o burrë, varja! 

Keni dëgjuar Lulin, ai thotë nuk do të paguani asnjë lekë. E sheh gocën të mërzitur, Luli u thotë martohu me çunin se lekët ua gjej unë, do ju jap lekët kalamanit.

Rama nuk fsheh dot as se ka humbur qetësinë edhe ndaj thirrjeve të të rinjve “Rama ik!

Ata që shkojnë atje me dy gishta nuk shohin e marrin kallupin e sapunit dhe në fund fare kur u gurgullon barku thonë piva ujë me gaz. Është vërtet për të qeshur por është të qarë”

Rama ik .. Uuu uuuu. Ata jepi sapun, e ujë me gaz e nuk ka problem. Liri demokraci… Hup… Rama ik! Gallatë e madhe çuna.

Rama u premtoi se portin e Durrësit do e bënte si “Dubai i Mesdheut.

SHKARKO APP