Rama: Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për tërmetin që goditi Turqinë  dhe Greqinë.

Rama shpreh keqardhje, ndërsa thekson se solidarizohet me familjet e viktimave. Po ashtu kryeministri thekson se biseda mes udhëheqësve të dy vendeve është shprese për të nesërmen e vetë Evropës.

Statusi:

Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi dhe lutje për viktimat e solidaritet vëllazëror me familjet e tyre.

Në këtë ditë kaq të zymtë, biseda mes udhëheqësve të dy vendeve një dritë mirësie mes të dy popujve dhe shprese për të nesërmen e vetë Evropës.

SHKARKO APP