Rama u shkri gazit me Majkon në Kuvend, ironia nga Kryemadhi: Nuk e vuri as në listën fituese për deputet

Gjatë kohës që deputeti i PD-së Luçiano Boçi po mbante fjalën në foltoren e Kuvendit për çështjen McGonigal dhe kërkonte dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama u ulur tek karriget e deputetëve të mazhorancës, dhe është shkrirë me Pandeli Majkon, të cilin edhe e ka përqafuar dhe kanë shkëmbyer batuta.

Por Kryemadhi me ironi tha në fjalën e saj në Kuvend, se Rama nuk e futi as në listën fituese për deputet ish-ministrin Pandeli Majo. Ai u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese në 25 prill 2021.

”Paniku që kryeministri kishte në momentin që flitej për këtë, u ul pranë Majkos të cilin nuk e vuri as në listë për deputet, duhet të arrestoje Bllako që të ishte Majko deputet. Rama nuk dëgjonte dot deputetët e opozitës, por shfaqi një dashuri të madhe për deputetët e tij që i ka nxjerrë emailet, videopërgjimet si ai i Babales”,-tha Kryemadhi.

SHKARKO APP