Rama, urdhër kompanisë së ndërtimit: Në 26 nëntor shkolla të jetë gati, ndryshe futeni në ‘listën e zezë
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj kanë inspektuar sot punimet në shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Pasi u njoh nga afër me punimet në kantier, kreu i qeverisë nuk nguroi që të jepte direktivat e tij inxhinierëve në terren, duke iu kujtuar dhe afatin se shkolla duhet të jetë gati në 26 nëntor.
Madje ai nuk nguroi që t’ia bënte atyre të qartë se nëse nuk prfundojnë punimet brenda këtij afati, kompania futet në ‘listën e zezë’.
Pjesë nga biseda e Ramës në kantier
Rama: Paska goxha terren.
Ahemtaj: Në gati 3 ditë kemi kaluar në katet e dyta.
Rama: Kolonat janë futur 7 metra nën dhe
Ahmetaj: Po, 7 metra
Rama: Super punë është bërë
Inxhinieri: Në fund të dhjetorit do përfundojë shkolla
Rama: Në fund të dhjetorit futeni në listën e zezë. Dua që në 26 nëntor të hapet dera e shkollës
Ahmetaj: Të punoni me 3 turne
Rama: Me 3-4 turne, s’ka ç’më duhet. Në 26 nëntor dua shkollën. Po s’u bë kjo, ju futeni në listën e zezë. Na pengoi shumë ajo periudha e dreq karantinës, por do ta kapim 26 nëntorin.