“Rama urdhëron arrestim e krerëve të PD në Përrenjas”

Partia Demokratike ka denoncuar gjatë mbrëmjes arrestimin nga policia të drejtuesve lokalë të degës së partisë në Përrenjas.

Ish-deputeti Luçiano Boçi shprehet se arrestimet janë kryer me urdhër të Edi Ramës, pas protestës së sotme në Përrenjas.

“Pas përbuzjes që Prrenjasi i rezervoi Ramës, ky i fundit i tërbuar nga çmenduria,  ka urdhëruar arrestimin e Kryetarit të PD Arjan Karriqi dhe sekretarit Leonard Ozuni. Dhe anëtarë të tjerë të PD. I arrestojnë natën si hienat. Arrestimet politike po arrijnë kulmin! Njerëz mos keni iluzione!!! Regjimi po kërkon të instalohet. Kundër tij duhet angazhim total qytetar!!!!”,- deklaroi Luçiano Boçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta në Librazhd kundër Ramës. Gazetari: Eskorta plagosi një polic. Kryeministri iku nga mali

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?