Rama uron Kadarenë dhe falenderon Macron që vlerësoi shkrimtarin që i përket gjithë botës

Kryeministri Edi Rama ka uruar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare për vlerësimin nga Franca  me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Rama falenderon edhe presidentin e Republikës Franceze, i cili çmoi lart në këtë ditë të parë të dekadës së re një shqiptar që i përket Francë e krejt botës, me plot meritë.

Rama: Ismail Kadare shkruan diku, se “në ndryshim nga pasuritë materiale  që çdo vend i gëzon për vete, vlerat shpirtërore u binden të tjera  ligjeve. Nuk ka popull që të krijojë të tilla vetëm për vete”. 

Urdhëri Kombëtar i Legjionit të Nderit, themeluar nga Napoleon Bonaparti  më 1802, duket sikur e ka në gjenezën e vet çka shkruan Ismaili mbi  “ligjet e tjera” dhe edhe pse specifikisht frëng, ai urdhër botërisht i  mirënjohur e admiruar, i përket tërë botës. 

Nën ato “ligje”, prej mëse 23 vitesh Franca e ka adoptuar e ngjitur  shkrimtarin shqiptar në shkallët e shoqërisë prestigjoze kalorsiake të  Legjionit të Nderit, ku ajo rradhit ata që më fort respekton në këtë  rruzull. Dhe sot Ismail Kadareja është ngjitur në shkallën e Oficerit të  Madh të këtij urdhëri – kështu ai bëhet pjesë e një rrethi fare të  ngushtë personalitetesh me këtë titull, në mbarë botën.

Më 1802  themeluesi i Legjionit të Nderit, Napoleon Bonaparti, shprehej: “Duhet  krijuar një urdhër që të shenjoje virtutin, nderin dhe heroizmin, një  shquarësi që të shpërblejë bravurën dhe përmbledhë në rrethin e vet,  elitën e kombit”. Një urim të përzemërt Ismailit dhe një falenderim  Presidentit të Republikës Franceze, i cili çmoi lart në këtë ditë të  parë të dekadës së re një shqiptar që i përket Francë e krejt botës, me  plot meritë

SHKARKO APP