Rama uron studentët nga Fakulteti i Mjekësisë: Së shpejti hapim spitalin e ri të kirurgjisë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga ceremonia e bluzave të bardha se shumë shpejt në QSUT do të hapet spitali i ri i Kirurgjisë. Ai tha se zgjodhi pikërisht Fakultetin e Mjekësisë për të uruar studentët për nisjen e vitit të ri Akademik sepse aty hyjnë studentët më të mirë. Rama ceku edhe raportin mjek-pacient teksa deklaroi se në Shqipëri mjeku i kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur ato nuk janë të mundshme, i kthehen në kosto morale.

“Ne zgjodhëm këtë Universitet për fillimin e një viti të ri akademik sepse ky është universiteti ku nga njëra anë hyjnë studentët më të mirë dhe nis një rrugëtim për t’iu bërë pjesë e frontit më të vështirë sepse nuk bëhet fjalë thjesht për të marrë një profesion por shumë më tepër se kap sepse siç e thoshte hipokrati të dashurosh mjekësinë do të thotë të dashurosh njerëzimin. Nga mjeku kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur ato nuk janë të mundshme ato i kthehen mjekut në stres dhe kosto morale dhe për më tepër në vendin tonë ku është e vështirë vendosja e një raporti të shëndetshëm me mjekun. Baza e patundur e vlerave të këtij universiteti e cila është eksperienca e viteve themi me bindje se Universitetit është në një gjendje më të mirë se dje.  Së shpejti celet spaitali i ri modern i cili do të vendosë një standard të ri. Është shumë e rëndësishme që komunikimi mes nesh të vazhdojë. Ju uroj shumë  shëndet dhe suksese”, përfundoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?