Rama vazhdon të gënjejë për shifrën e të vdekurve
Rama pasi ka gënjyer shqiptarët me shifrën e të vdekurve dhe të të infektuarëve del dhe bën deklaratën më të cuditshme se Shqipëria ka numrin më të ulët të vdekjeve në Europa e rajon?!
Ky është më shumë sesa mashtrim… por edhe ofendim i inteligjencës së shqiptarëve duke I trajtuar shqiptarët si injorantë që nuk janë të zotët të futen në portalin woldometers ku jepen të dhënat për numrin e vdekjeve dhe të të infektuarëve nga virusi që shkaktoi epideminë COVID-19.
Nuk është fare i cuditshëm insistimi i tij duke deklamuar me poza e xheste se Shqipëria është vëndi me numrin më të vogël të vdekjeve në Europë, duke spekulluara me numrin më të lartë të vdekjeve në vëndet kryesore europiane të tilla si Spanja, Italia, Franca, Britania e Madhe…. Kjo nuk është hera e parë që Rama gënjen dhe mashtron! Dhe për më tepër i konsideron shqiptarët injorantë!
Por të dhënat nga portali worldometers që i referohet edhe Rama si hileqar, e nxjerrin të vërtetën në shesh, duke vendosur me kokë poshtë deklaratën e Ramës.
Ja cila është e vërteta..
Shifrat e portalit woldometers për numrin e vdekjeve për 100 të infektuar nga virusi që ka shkaktuar COVID-2 për 26 vënde europiane, tregojnë se Shqipëria nuk është vëndi me numrin të lartë të vdekjeve për 100 të infektuar. Syri.net