Rama “vë në rresht” vajzat e efektivit Aga: Duhet ta meritoni shtëpinë
Kryeministri Edi Rama, vijon vizitat tek të prekurit nga tërmeti tragjik. Rama ka këmbëngulur se të gjithë fëmijët duhet të marrin nota të shkëlqyera dhe duhet të mësojnë edhe gjuhë të huaja.
Gjatë vizitës së tij në Kodër Vishnje, në shtëpinë e re të familjes së Rifat Agës, Rama i vuri në rresht vajzat e familjes dhe u tha mjaft qartë që shtëpinë duhet ta meritonin.
Rifat Aga është një efektiv polici që prej 30 vitesh i ka shërbyer shtetit në forcat e Policisë së Rendit. Shtëpia e tij u dëmtua nga tërmëti i 21 shtatorit dhe e la në qiell të hapur bashkë me katër fëmijët.
Pjesë nga biseda
Rama: Dhjeta, me dhjetaaaa! Mësoni dhe gjuhë të huaja, anglishtja është primare. Me gjermanishten mos u merr se është e vështirë. E qartë?
Vajza: Po shumë e qartë
Rama: E dëgjove babin? E merr punën në gjashtë të pasdites dhe e lë në gjashtë të mëngjesit. Do t’ju çoj në kasolle?
Vajza: Eh.. (qesh)
Gruaja: Jo vallaj, atje nuk shkoj më unë!
Rama: Jo, jo duhet ta meritojë shtëpinë.
KOHA JONË SONDAZH

