Rama vendos: Nuk ka tubime dhe mitingje kundër meje!

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot se masat anti-covid nuk do të ndryshojnë, kjo për të paktën edhe 2 javë të tjera. Ora policore do të vijojë të jetë nga 20:00-06:00 dhe nuk do të lejohen grumbullimet jo më shumë se 10 persona, edhe pse nesër çelet fushata zgjedhore.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se masat nuk do të ndryshojnë edhe për dy javë, ku nuk do të lejohen grumbullimet dhe se ora policore do të vijoj të qëndrojë deri në 20:00. Ajo bëri apel që të respektohen masat gjatë fushatës zgjedhore.

”Nga prezantimi i shifrave ka një tendencë ulje dhe është deri diku e qëndrueshme. Komiteti mendon se këto shifra janë si rezultat i masave të propozuar nga komiteti disa javë më parë dhe respektimi i masave nga popullata, pasi ka një përmirësim të lehtë të zbatimit të tyre, por jo në nivelet që duhet. Në Europë disa vende po hyjnë në atë që quhet vala e tretë. Pavarësisht uljes së indikatorëve situata ende mbetet delikate. Për këtë arsye komiteti ka vendosur që masat të mos ndryshojnë, ora policore nga 20:00-06:00. Baret dhe restorantet do të punojnë vetëm me orën 20:00.online, ndalimi i grumbullimeve dhe pezullim i fluturimeve me Britaninë e Madhe. Vendi po hyn në fushatë zgjedhore dhe në vëzhgim të vendeve të tjera që kanë zhvilluar zgjedhje në kohë pandemie është vërë re se kur masat janë zbatuar nuk ka pasur tendencë rritje të infeksioneve. Prandaj qytetarët të zbatojnë masat mbrojtëse, të ndalojnë grumbullimet, të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën”.

Komiteti Teknik nuk është një organ vendimmarrës, por propozues. Ekspertët rekomandojnë masa në bazë të shifrave dhe në fund është qeveria ajo që vendos.

Ndaj deklarata e sotme e Komitetit Teknik është një qëndrim i qeverisë dhe kryeministrit. Praktikisht Edi Rama ka ndaluar fushatën elektorale, e cila nis nesër zyrtarisht. Ndalimi i tubimeve dhe mos ndryshimi i orës policore është një vendim që i shkon për shtat qeverisë dhe ndalon takimet e opozitës.

Praktikisht, Komiteti Teknik ka folur njëlloj si Edi Rama dhe nuk lejon tubime kundër qeverisë dhe kryeministrit.

Masat që janë ende në fuqi

1-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

2-Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

3-Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.

4-Universitetet vijojnë online.

5-Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe.

SHKARKO APP