Rama vijon diversionet: Lideri real i PD e nxjerr Lulin jashtë me një postim në FB po të dojë

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Open’ hodhi akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se nuk flet për plagët reale të vendit.

Kreu i qeverisë tha se lideri real i PD, është Sali Berisha, i cili me një postim në Facebook po të dojë e përjashton Bashën.

Rama tha se Berisha po dëmton Shqipërinë duke hapur alarme false se vaksina po vret njerëzit.

Unë nuk e di se ça ka thënë Ditmiri dhe këtu nuk po flas pse dikush thotë diçka, po flas për akte kriminale. S’bëhet fjalë për Nard Ndokën, se kur e thotë ai, merret me humor, por për liderin real të PD, i cili me një postim në Facebook e nxjerr jashtë PD po të dojë Lulin direkt për punë minutash.

Po të shkruajë ai që të largohet Luli nga selia e Shqupit, Luli del direkt të nesërmen. Ai del dhe thotë që mos bëni vaksinën se ju vdes, se jua ka sjellë gogoli. Ky është moment kyç në jetën tonë. Lidhet me domosdoshmërinë për t’i dhënë qetësi qytetarëve. Dhe ky Gjinua nuk e hap gojën për gjë, dhe flet sikur këtu nuk ka pandemi, sikur nuk ka rënë tërmet, po flet njësoj sikur jemi në 2009, 2005, 2017, po këtë muhabet ka, do ju jap këtë do ju jap atë, asnjë fjalë për vaksinën, flet kot. S’flet për plagët reale të vendit, ky është në autobus.

SHKARKO APP