Rama vizitë jozyrtare në Tuz, takoi Nikë Gjeloshajn në një restorant, ja çfarë biseduan

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Mal të Zi, transmeton Vijesti me seli në Podgoricë.

Sipas të përditshmes malazeze,  kryeministri Rama u takua në një restorant në Tuz me Nikë Gjeloshaj, kryesuesi i Listës Shqiptare.

Gjeloshaj konfirmoi për “Vijesti” takimin me Ramën, por nuk deshi të japë detaje.

“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq,” tha ai.

Burimet e “Vijesti” pretendojnë se temë e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i shumicës në Malin e Zi.

Ndryshe, kryeministri Rama e ka mbështetur Milo Gjukanoviç dhe partinë e tij DPS në fushatën zgjedhore.

SHKARKO APP