Rama vizitë ”suprizë” në Elbasan, deputeti i nxjerr listën e problemeve
Kryeministri Edi Rama ka kryer një vizitë të pa njoftuar publikisht në Elbasan. Deputeti i PD në këtë qark, Luaçiano Boçi ka ironizuar vizitën e tij ”surprizë”, duke theksuar se “ky veprim “vjen nga “trimëria” që e karakterizon vjen papritur e pa pandehur”. Deputeti i rendit një sërë mangësish nga të cilat vuan sot Elbasani duke nisur nga kushtet në konvikte, rrugën Tiranë-Elbasan etj.
Postimi i plotë
ÇFARË DO RAMA NË ELBASAN?! Rama na paska surprizuar Elbasanin?! Me siguri nga “trimëria” që e karakterizon vjen papritur e pa pandehur. Zakonisht e keqja ka këtë formë ardhje. “Hapi derën”- thonë në Elbasan.
Po çfarë vjen “të inagurojë” ky tipi gjysëm Kryeministër, gjysëm Ministër i jashtëm, në Elbasan?! Vjen për arritjet historike të papunësisë e të mjerimit që është ulur këmbëkryq në qytetin më të ndotur të Shqipërisë?! Ndoshta vallë vjen për rrugën Tiranë-Elbasan, për të cilën ke gjashtë vite që mashtron, dredhon e deliron?! Ndoshta për gjendjen mjerane të konvikteve mesjetare?! Fotot e video e dëshmojnë qartë gjendjen. Aaaa po! Ti Rame po vjen për të inaguruar shkatërrimin e Universitetit Publik të Elbasanit dhe projektin tënd, për asgjësimin e mësuesisë dhe degëve të tjera e më pas shndërrimin e tij në një Kolegj pa vlerë. Zero lekë investime ke sjellë për gjashtë vite në këtë Universitet. Shikoi mirë shifrat, se si në sajë të qeverisë tënde e Ligjit tënd e formulës të pranimit, sot në Universitetin e Elbasanit degët themelore bazë të tij që i dhanë famën e vlerën, janë katandisur në këto shifra:
Gjuhë-Letërsi 14 studentë
Gazetari 27 studentë
Histori-Gjeografi 11 studentë
Gjuhë shqipe frënge 9 studentë
Gjeografi gjuhë italiane 0 (e mbyllur)
Histori gjuhë gjermane 0 (e mbyllur)
Gjermanisht 0 (e mbyllur)
Italisht 0 (e mbyllur)
Frengjisht 0 (e mbyllur)
Matematikë 9 studentë
Bio-Kimi 13 studentë
Kjo është e vërteta e arritjeve të tua. Mos u mundo të pllaquritesh në ato monologjet e tua të pështira, për të mashtruar me pakte sakate studentet e pedagogët, sepse ti je tipi Kryeministër që ke prerë në besë e në shpresë studentët, qytetarët, fermerët, biznesin.
Hajde ha një “peshk” të bardhë në Labinot se aq meriton!
KOHA JONË SONDAZH

