Rama viziton pediatrinë në Vlorë, porosit vlonjatët: Paguani energjinë

“Nga ana tjetër, porosia e fundit është që nuk është në nderin e asnjë vlonjati që të shkojë në burg për mospagimin e energjisë elektrike. Kështu që, ju lutem, në shembullin e të gjithë atyre qytetarëve që po kthehen në rrugën e ligjit dhe në rrugën e qytetarisë, duke zënë radhën dhe duke mbajtur me durim radhën në sportelet e kompanisë së shpërndarjes, u bëj thirrje të gjithëve që të vrapojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekje të përbashkët.”

Teksa siguroi se këto para do të kthehen në investime të rëndësishme për qytetarët, kryeministri tha se:

“Nëse do të arrijmë dhe do të arrijmë të gjithë së bashku të mos lejojmë më që një shumë e barabartë me 6 spitale moderne rajonale, të standardeve europiane, të humbasë në gropën e vjedhjes nga energjia, atëherë, me siguri, vitet në vijim do të jenë vite që do të sjellin shumë më tepër investime për shëndetësinë;

Do të jenë vite që do të sjellin shumë më tepër transformime në infrastrukturën e gjithë shërbimit tonë shëndetësor; Dhe sigurisht do të jenë vite që do të sjellin paga shumë më të mira për mjekët dhe në radhë të parë, për infermieret. Se infermieret janë kryesoret.”

SHKARKO APP