Rama viziton spitalin “karantinë” Covid-3: Përgjigjia e duhur për valën e dytë, shpresoj të jetë parashikim i gabuar
Kryeministri Edi Rama ka vizituar ambientet e ish-kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital COVID-3. Rama thotë se COVID-3 është ngritur në kohë rekord dhe do të jetë një spital karantinë ose siç shërbente Konvaleshenva.
Rama thotë se kjo është përgjigjia e duhur ndaj valës së dytë të COVID-19 edhe pse ai shpreson që të jetë një parashikim i gabuar.
Manastirliu e cila e shoqëronte bëri me dije se kapaciteti i këtij spitali është 100 shtretër.
MANASTIRLIU: Sallë e mikrobiologjisë dhe kirurgjisë. Këtu është parasauna. Gjitha ambientet janë organizuar në mënyrë të tillë që të jenë të ndërlidhura. Ja dhe salla e terapisë intensive. Duhet pavarësisht se do shërbejë si konvaleshencë.100 shtretër, 50 me oksigjen. Çdo kat është i njëjtë, me dhomat e reanimacionit, të personelit shëndetësor.
Kjo është një dhomë pacienti. Dhomë dyshe por ka dhe dhomë njëshe. Me tualet, edhe alarm.
RAMA: Qenka super, super, super
MANASTIRLIU: 100 shtretër nuk është pak. Kishim planifikuar për 400 shtretër, janë COVID-1, COVID-2, COVID-3 dhe COVID-4 dhe vala e dytë mund të jetë e dyfishtë prandaj duhet të përgatitemi.
RAMA: Stuata është, më së miri, natyrisht falë ministres dhe juve. Strategjikisht vepruam drejt, insistuam ndjekjen me rigorozitet të planit. Nga ana tjetër përderisa nuk u përsëritën këtu shfaqjet e rënda dhe të forta si në vendet e tjera. Shpresoj që vala e dytë të jetë parashikim i gabuar një nga ato që është bërë në gjithë këtë periudhë. Shpresoj mos ketë por rreziku është i madh. Nëse nuk përgatitemi atëhere numrat mund të shkojnë sa nuk i patëm herën e parë. Dhe ky spital është përgjigjia e duhur. Unë shoh çfarë bëjnë të tjerët. Më thanë hapi Ramazon hapi, ndërsa tani kemi të hapur vetëm me Malin e Zi dhe Kosovën, kurse të tjerat jo. Kurse ka filluar sherri në BE me Francën e Spanjën, mos ja hapim ti hapim.
Për turizmin me kë nuk kam biseduar. Nuk e di asnjë, nuk ka siguri, duhet bërë kështu apo ashtu. Hapja është e domosdoshme për ekonominë por është e rrezikshme. Ne duhet të jemi gati.