Rama viziton Universitetin Shtetëror të Miçiganit: T’i japim mundësi studentëve të qëndrojnë në atdhe

Kryeministri Edi Rama ka vizituar nga afër gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Universitetin Shtetëror të Miçiganit. Rama theksoi se ky është një nga universitetet më prestigjioze amerikane dhe me programe e projekte të përbashkëta, do i mundësojmë të rejave dhe të rinjve shqiptar studime të nivelit të lartë.

“Ishte vizitë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e interesit, për të krijuar një lidhje mes universitetit të famshëm të SHBA-ve dhe universitetit tonë të Bujqësisë e jo vetëm. Këtu jam me profesorin që koordinon këtë proces. Pasi kemi firmosur një marrëveshje, ne presim që në fillim të vitit të ardhshëm të kemi në vizitë pune për t’i dhënë forcë të re universitetit Bujqësor. E duke i dhënë mundësi studentëve tanë që të qëndrojnë këtu”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?