Rama vlerësoi vendimin për dënimin e Salianjit, reagon Bardhi: Frikacak, të gënjen mendja se do frikësosh opozitën

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur me reagimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji. Bardhi e quan kreun e qeverisë frikacak, ndërsa i thotë se e gënjen mendja se do trimërohet duke keqpërdorur gjykatat për të frikësuar opozitën.

“I pafytyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën. Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE! Ti je i vetmi Kryeministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge. Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar. Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues. Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret”, shkruan Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?