Rama vlerëson kryetarin Ervin Demon: Qarku i Beratit sapo ka filluar ta zbulojë potencialin e vet ekonomik
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite të së hënës një takim me banorë të qarkut të Beratit, ku theksoi se kjo zonë me Beratin në zemrën e vet, por edhe me gjithë bashkitë përreth vetëm sa ka filluar ta zbulojë potencialin e vet ekonomik.
Në fjalën e tij në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit, ku për Partinë Socialiste kandidojnë për bashkinë Berat Ervin Demo, për bashkinë Skrapar, Adriatik Mema dhe bashkinë Poliçan, Adriatik Zotkaj, Rama tha se “është kënaqësi e madhe, por është e veçantë që këtë takim përmbyllës të kësaj fushate në qarkun e Beratit e bëjmë në këtë shesh të ri, i cili ka qenë një dëshirë e vjetër e imja dhe sot është një vlerë e madhe e shtuar për qytetin e Beratit, që kur unë thosha dikur në fillim që do të jetë zona e gjysmë milion turistëve shumëkush thoshte këtu vërtet ia futi kot”.
Kryeministri Rama u shpreh se “kjo është fushata e parë në kujtesën time ku ne nuk flasim, po me sa kam mundur të dëgjoj askush nuk flet më për të sjellë ujë të pijshëm, se ne e kemi bërë realitet ujin e pijshëm 24 orë në pjesën më të madhe dhe ujin e pijshëm në të gjitha qytetet e qarkut Berat”.