Rama zbulon vitin kur do jemi pjesë e Bashkimit Europian
”Duhet të ngremë flamurin kombëtar në oborrin e Brukselit dhe kjo do të ndodhë në 2030”,-tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar socialist, duke folur për procesin e integrimit dhe komisionin antikorrupsion. Sipas tij ky është misioni i kësaj qeverie.
“Ne duhet të shkëlqejmë në këtë proces siç bëmë procesin e diagnostikimit duhet të ngremë flamurin kombëtar tek oborri në Bruksel. Duhet të ngrihet dhe ky flamur dhe kjo do të ndodhë në 2030.
Dekada tjetër Shqipërinë do ta gjejë në tavolinën e Këshillit Europian. Ky duhet të jetë fiksimi dhe misioni ynë, të gjitha të tjerat nuk janë mjaft për atë që ne jemi zgjedhur dhe i detyrohemi historisë së këtij kombi dhe këtij vendi”.