Rama zbythet në Shkodër, kërkon falje për dekorimin e persekutorit të At Zef Pëllumit

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë një hap prapa lidhur me dekorimin e persekutorëve gjatë regjimit komunist. Në takimin e zhvilluar në Shkodër, në kuadër të turit “Të pastrojmë Shqipëri”, Rama ka kërkuar ndjesë për dekorimin e hetuesit të At Zef Pëllumbit. Ai tha se ky dekorim ishte një lajm i befasishëm edhe për atë personalisht.

“Kërkoj falje për dekorimin e persekutorëve, ishte lajm i befasishëm për mua”,- tha Rama. Kryeministri shtoi se torturuesit janë dekoruar në bazë të ligjit që është miratuar nga qeveria e Partisë Demokratike. Madje në bazë të ligjit të miratuar nga PD, persekutorët kanë marrë pension për më shumë se 20 vjet.

“Ai që akuzoi miratoi ligjin e datës 3.5 1994 që rregullon statusin e veteranit. Ky vendim është zanafilla e vendimit të dekorimit të torturuesit të At Zef Pëllumbit”,- tha Rama.

Rama tha se Berisha i ka dhënë statusin e lartë të Veteranit të Atdheut dhe medalje pikërisht persektutorit të Zef Pëllumbit.

Kryeministri ka mbrojtur dhe pozicionin e Ministrisë së Mbrojtje në lidhje me dekorimet. “Kërkoj ndjesë të detyrueshme. Dekorimi i torturuesit nuk nisi vjet, por shumë vite më parë. Ministria e Mbrojtjes bëri një veprim mekanik. E nxori vendimin për dhënien e këtyre medaljeve duke iu referuar kategorisë së parë, që është përcaktuar me ligj shumë kohë më parë. Berisha është kapur pas medaljes, por e ka paguar torturuesin për 25 vjet me pension. Këto janë akuza monstruoze për të trazuar gjakun e atyre që kanë vuajtur persekutimet”, tha Rama,- tha Rama.

Kryeministri tha se mazhroanca ra në qorrsokak për shkak të vendimti të dhënë dikur nga Berisha.

 

SHKARKO APP