Rama:Ajola Xoxa e përfshirë? Mos lexoni RD!

 

Në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo, kreu i qeverisë ka thënë se “thjesht ka përshëndetur si një sukses, një hetim që është bërë nga strukturat e shtetit, ku është përfshirë drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe strukturat e tjera të specializuara sigurisht kam të drejtën dhe detyrimin të mbështes strukturat e shtetit në veprimtarinë e tyre hetimore, kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

“Unë besoj në integritetin e atij hetimi. Unë nuk kam dhënë ndonjë verdikt, unë e kam konsideruar sukses bllokimin e burimit të paratë të pistë që financon një media. Ku e dini më mirë se unë dhe e dinë gjithë kolegët tuaj. Ka një prurje të atillë ofertash marramendëse dhe skandaloze për një vend si Shqipëria që është në sy të të gjithëve, fakti që ju nuk e thoni nuk e bën këtë të vërtetë gënjeshtër dhe nga ana tjetër kjo nuk ka lidhje fare me median në vetvete. Por ka lidhje me financimin e një aktiviteti ekonomik kriminal siç e ka nënvizuar dhe hetimi” – tha Rama.

Nëse kjo ka prapavijë politike Rama tha se ai nuk ka dhënë asnjë lloj verdikti dhe se e ka konsideruar sukses, një veprim hetimor të strukturave të shtetit. Përse u godit 10 ditë para zgjedhjeve?

“S’ka lidhje fare me zgjedhjet. Nuk ka lidhje fare me produktin e atij ekrani. Të them të drejtën as e kam parë ndonjëherë. Dhe që e shohin a se shohin 0.001 për qind e shqiptarëve. Por dhe nëse do ta shihnin 100 për qind e shqiptarëve kjo nuk do të ndryshonte pikëpamjen time për atë aktivitet kriminal. Nuk ka një rast “Agon Channel”. Nuk është godit Agon Channel është goditur burimi i financimit tejet i dyshimtë si krim ekonomik” – tha Rama.

Dhe përsa i përket përmendjes së emrit të Ajola Xoxës në këtë aferë, Rama i ka konsideruar si akuza të pabaza.

“Nuk e di se ku e gjeni ju atë nge të lexoni RD. Unë nuk lexoj as RD dhe as satelitët rreth PD. Unë nuk e kam atë nge” –tha ndër të tjera Rama. 

SHKARKO APP