Rama:“Konispoli i bekuar nga Zoti nuk mund të bëhet një arenë përçarje fetare, etnike;

 

Reagimi ashper,por i drejte, ka ardhur nga Konispoli prej kryeministrit shqiptar.Edi Rama ka denoncuar me tone të ashpra atë që sipas tij po ndodh në Konispol, me thirrjet e kandidatit të PBDNJ-së Anastas Guda për të marrë vota me premtimet “se do të shpëtojë ortodoksët e Konispolit nga çamët dhe muslimanët”.

Kjo sipas kreut të qeverisë, është një thirrje që synon përçarjen fetare e etnike ndërkohë që sipas tij harmonia mes besimeve të ndryshme në vendin tonë është një thesar që duhet ruajtur si sytë e ballit, siç u shpreh ai. Ndaj sipas shefit të mazhorancës, përgjigja e vetme ndaj kësaj politike që ai e quan barbare, është vota e bashkuar përtej ço bashkie për të ruajtur vlerat e Konispolit me historinë e bashkëjetesës, që siç theksoi Rama ka gjeneruar vetëm paqe.

“Konispoli i bekuar nga Zoti nuk mund të bëhet një arenë përçarje fetare, etnike. Së bashku me minoritetet të vihet në Konispol për t’i vajtur me kokë qorrazi kundër kësaj prirjeje historike dhe për t’i rënë me shqelm këtij thesari që ne do ta ruajmë si sytë e ballit. Kush janë këta që predikojnë këtu historira me ortodoksëri e Çamëri? Historira që janë të turpshme. Nuk mund ta kthejnë në një bashkësi njerëzish të përçarë dhe në sherr me njëri-tjetrin. Nuk mund ta lejojmë këtë, i bëj thirrje gjithë banorëve të kësaj zone mos tradhtoni gjyshërit dhe stërgjyshërit tuaj. Nuk ka lidhje me PD, as me ASHE, as me Shuapin, ka lidhje me themelet, ka të bëjë me këtë tokë që ka gjeneruar paqe, harmoni, ku janë martuar, kanë bërë fëmijë, pa parë njëri-tjetrin se nga vijnë. Nuk mund të bëhet toka kur të hyjë kjo përçarje. T’i vijë turp dhe të mallkuar qofshin gjithë ata që i japin frymë kësaj politike barbare që në Shqipëri nuk mund të mbijë dhe t’i rritet fara kurrën e kurrës. T’i vijë turp të gjithë këtyre qorrave që në vend se të shohin të ardhmen e tyre duan t’i vënë flakën tokës ku rriten fëmijët e tyre. Për ne janë të gjithë motra e vëllezër. Këto janë skandale që meritojnë këtu në Konispol dhe kudo ku mbijnë një përgjigje shumë të rreptë, një votë të bashkuar, tërësisht përtej gjithë flamujve, përtej gjithë programeve, sepse partitë, politikanët, qeveritë shkojnë e vijnë, po është kjo tokë që mbetet. Dhe këtu nuk mund të lejojmë askënd që të vë mina që të vrasë ëndrrat e fëmijëve të kësaj toke, se kush jemi ne e si e kuptojmë ne bashkëjetesën mjafton të shikoni reformën historike territoriale”, – u shpreh Rama.

Në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama ishte edhe deputeti i qarkut të Vlorës Koço Kokëdhima, i cili duke iu referuar me emrin Çaçi kandidatit të PBDNJ-së (siç ai njihet në zonë) tha se nuk do të lejojë që përçarje fetare dhe etnike të shkatërrojë harmoninë që ekziston në Konispol.“Më votoni mua se do shpëtoj ortodoksët nga myslimanët dhe Çamëria, do ju shpëtoj nga çamët thotë Çaci. Ne i themi: Në Konsipol si në Finiq, si Sarandë e në gjithë Shqipërinë çamët dhe minoritarët dhe të gjithë përfaqësuesit nga çdo krahinë jetojnë në paqe të plotë me një harmoni të thellë vezulluese si fetare edhe etnike. Asnjë shans nuk kanë doktrinat e përçarjes dhe të prishjes së kësaj harmonie. Edhe Jani Babi e ka bërë krushqinë me çamët. Kështu që këto histori nuk janë për 2015-ën e as për Shqipërinë. Në zonën tonë rezultati do të jetë 5-0. I them Sali Berishës se në qarkun e Vlorës rezultati do jetë 7-0”, – u shpreh deputeti Kokëdhima. – 

SHKARKO APP