RAMA:PAS 40 VJETËSH LINJË E RE ENERGJIE PËR PERIFERINË E TIRANËS

 

Sot duke ndjekur punimet për rimëkëmbjen e rrjetit energjetik në Paskuqan, Babrru e Bathore, një zonë e cila është sot shembull për mënyrën sesi kontributi qytetar përmes pagesave të rregullta të energjisë elektrike, kthehet sërish tek qytetarët përmes investimeve. Falë rritjes së ndjeshme të nivelit të arkëtimeve të energjisë së faturuar në masën 116%, në këtë zonë tejet problematike ka nisur pas 40 vjetësh ndërtimi i rrjetit të ri 20 kV dhe i tensionit të ulët me linjat ABC për këtë zonë. Kjo linjë e re prej 380 km, që do të sjellë një transformim rrënjësor të shërbimit me energji për 80 mijë banorë, është vepër e qytetarëve të kthyer në konsumatorë të rregullt të energjisë. Të cilët i dhanë mundësi rilindjes së një kompanie të mbytur në borxhe e në vjedhje, duke i dhënë fund një epoke të turpshme për Shqipërinë ku energjia u kthye në mall pa zot dhe gropa e hajdutërisë masive u mbyll për vite me radhë me lekët e çerdheve, kopshteve, shkollave, spitaleve e me radhë.


Kthimi i kontributeve në investime nuk do të transformojë vetëm këtë zonë, por gjithë Shqipërinë, ku hap pas hapi çdo zonë dhe komunitet do ta gëzojë mbrapsht vlerën e investimit që bën përmes pagesës së energjisë elektrike. Vitet 2016 – 2017 do të jenë vite në të cilat kjo e mirë e madhe që po krijojmë së bashku pas dy dekadash të sunduara nga e keqja në këtë sektor, do të jetë baza e kalimit deri në vitin 2018 të sektorit në një sektor që s'do të jetojë më me borxhe, por do të mbështesë ekonominë kombëtare.

SHKARKO APP